-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen 7 persona në Tiranë për dhunë dhe përndjekje të miturish

Kryesoret

Në Tiranë janë arrestuar shtatë persona për vepra të ndryshme penale. Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është ndaluar F. M., 19 vjeç, për përndjekje të një të miture.

Në Komisariatin Nr. 2 janë arrestuar E. R., 46 vjeç, për dhunë ndaj bashkëshortes, dhe Dh. P., 66 vjeç, për përndjekje të një shtetaseje. Në Komisariatin Nr. 3 është arrestuar A. I., 50 vjeç, për shkelje të masës së sigurimit personal.

Në Komisariatin Nr. 4 janë ndaluar A. P., 50 vjeç, për dhunë në familje dhe shkelje të vendimeve gjyqësore, si dhe G. M., 29 vjeç, për dhunë ndaj babait të tij. Gjithashtu, është arrestuar A. P., 28 vjeç, nga Puka, për drejtim automjeti nën ndikim të alkoolit. Të gjithë të arrestuarit do të kalojnë në procedurë të mëtejshme nga Prokuroria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit