-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bërnabiç për mediat serbe: Kurti dëshiron luftë me Serbinë

Kryesoret

Kryetarja e parlamentit serb, Ana Bërnabiç , ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po provokon një konflikt të armatosur me Serbinë.

Në një intervistë për “Euronews Serbia,” Bërnabiç tha se situata në Kosovë është “më e rëndë deri më tani” dhe se Kurti është duke “shkaktuar kushte të pamundura për jetën e serbëve në Kosovë” me veprimet e tij, përfshirë aktakuzat ndaj 45 personave dhe bllokimin e institucioneve serbe.

“Ky keqtrajtim i të rinjve vetëm pse janë serbë, konfiskim i pasurisë, kurrfarë sigurie juridike, jeta e serbëve të Kosovës ku nuk mund të marrin më as rrogë për më shumë se një vit, nuk mund të blejnë mallra nga Serbia.

Absolutisht e gjithë kjo çon në atë për të cilën foli edhe Aleksandar Vuçiçi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe kjo është shkaktim me vetëdije të kushteve të pamundura për jetën e serbëve në Kosovë, ku Albin Kurti me vetëdije po shkakton spastrim etnik, dhe kjo është tani e qartë për të gjithë. Në këtë moment ai vetëm dhe ekskluzivisht vetëm dëshiron të provokojë luftë”, ka thënë Bërnabiç.

Ajo ka kritikuar gjithashtu deklaratat e dërguarit special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazzin, dhe ka komentuar se Lajçak ka keqinterpretuar reagimet e Serbisë ndaj Marrëveshjes së Ohrit. Bërnabiç e konsideron veprimet e Kurtit si një përpjekje të qartë për të provokuar luftë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit