Kombëtarja Shqiptare ka rënë dy pozita në renditjen më të fundit të FIFA-s, duke zënë vendin e 68-të në botë pas një humbjeje ndaj Gjeorgjisë dhe një fitoreje ndaj Ukrainës që nuk ndikoi në statistikat e përgjithshme.
Ndërkohë, Kosova ka avancuar me tre pozita, duke arritur në vendin e 103, falë fitores së madhe ndaj Qipros, pavarësisht humbjes nga Rumania.
Në krye të renditjes, Argjentina vazhdon të mbajë pozitat kryesore, ndjekur nga Franca dhe skuadra të tjera elitare.