Një aksident është regjistruar mëngjesin e së premtes në aksin rrugor “Lushnje-Tiranë”, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe dy fëmijët e tij të mitur janë lënduar lehtë dhe ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor është në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.