-sidi education-spot_img
20.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi denoncon Ramën për Porto Palermon: Projektin e ka planifikur për miqtë e oligarkët!

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, me anë të një postimi në rrjetin e tij facebook ka reagur pas deklaratave të sotme të kryeministrit në podkastin e ti “Flasim”, duke e akuzuar kryeministrin Rama, se është duke gënjyer për Porto Palermon.

Në postimin e tij deputeti demokrat nxjerr dokumentin ku tregon se Rama ka dhënë leje për park fotovoltaik në Porto Palermo dhe se gënjen duke treguar të kundërtën.

Sipas Këlliçit ky vendim bie ndesh me vendimin e KKT nr. 07, datë 27.07.2022, i cili shpalli Gjirin e Porto Palermos zonë me rëndësi kombëtare në planifikim dhe miratoi kufijtë e zonës së mbrojtur dhe zonimin e brendshëm të ekosistemit natyror detar-bregdetar të Parkut Natyror Porto Palermo.

Ndër të tjera Këlli thekson se shqiptarët e kanë kuptuar të vërtetën ndaj dhe kanë mbushur sheshet.

Postimi i Këlliçit

Edi Rama GËNJEN hapur. Shikoni çfarë ka planifikuar për Porto Palermon

Sot Edi Rama deklaroi se paska marrë në mbrojtje Porto Palermon. Por dokumentet zyrtare tregojnë krejt të kundërtën!

Në rendin e ditës së Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, datë 25.09.2025, ora 13:00, në pikën nr. 60, është miratuar draft vendimi për ndërtimin e një impianti fotovoltaik 2 MW në Porto Palermo, me subjekt zhvillues Sea Solar Energy sh.p.k.

Ky vendim bie ndesh me vendimin e KKT nr. 07, datë 27.07.2022, i cili shpalli Gjirin e Porto Palermos zonë me rëndësi kombëtare në planifikim dhe miratoi kufijtë e zonës së mbrojtur dhe zonimin e brendshëm të ekosistemit natyror detar-bregdetar të Parkut Natyror Porto Palermo.

Pra, ndërsa flet për mbrojtje, në praktikë jep leje ndërtimi.

Edhe Porto Palermo rezulton pjesë e të njëjtit model: projekte të planifikuara për klientët, miqtë dhe oligarkët. Sot, e gjithë harta e Shqipërisë, me pasuritë natyrore, bregdetin dhe bukuritë e saj, është kthyer në një tryezë ku ndahen interesa private në kurriz të interesit publik.

Qytetarët e kanë kuptuar të vërtetën.

Prandaj sheshet po mbushen. Sepse Shqipëria nuk është pronë e një njeriu dhe as plaçkë për t’u ndarë mes një grushti përfituesish.

Më poshtë gjeni rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit të datës 25.09.2025, ku në pikën nr. 60 evidentohet qartë miratimi i lejes për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Porto Palermo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit