Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar një konferencë për shtyp që pritet të mbajë sot në orën 18:00. Sipas mediave serbe, një nga mundësitë që do të shqyrtohet gjatë konferencës është shpallja e Kosovës si territor i pushtuar nga Serbia.
Raportet sugjerojnë se ky hap mund të ketë pasoja të rëndësishme, përfshirë përgatitjet për “kthimin e zonave të okupuara” për shkak të situatës së përkeqësuar në Kosovë dhe Metohi.
Ambasadori serb në Podgoricë gjithashtu ka diskutuar kërkesat e Vuçiçit me kryetarin e kuvendit të Malit të Zi, Andrij Mandiç.