Në kuadër të operacionit “Tempulli”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë ka finalizuar operacionin “Parts 32” në Sarandë, duke arrestuar në flagrancë Gerald Hoxha, 34 vjeç dhe M. Sh., 17 vjeç.
Gjatë kontrollit në lokal, policia ka sekuestruar 40 doza kokainë, disa doza kanabisi, një armë zjarri, para dhe valuta të ndryshme, si dhe peshore elektronike dhe celularë.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Sarandës për veprime të mëtejshme.