Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar situatën e fundit në vend pas reshjeve të dendura mëngjesin e sotëm.
Gjatë natës dhe në mëngjes ka pasur reshje shiu
me intensitet të lartë kryesisht në Rajonin Verior, duke sjellë rënie gurësh e inertesh
si në rrugën e Tropojës, në Dushaj-Sheshi i Tragetëve, Bogë-Theth, Hani Hotit-Tamarë dhe në Tepelenë-Uji i ftohtë, të cilat janë pastruar dhe qarkullimi vijon normalisht
Në segmentet Ura e Bunës-Muriqan dhe në Gjirokatër-Kakavijë një pemë e rrëzuar bllokoi pjesërisht një korsi
grupet e punës të ndodhur në terren
kanë ndërhyrë menjëherë për kthimin e qarkullimit në normalitet
Kontraktorët e mirëmbajtjes, me mjete dhe punëtorë janë në terren dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor