Trajneri i Evertonit, Shon Dajç, ka konfirmuar se sulmuesi shqiptar nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjet e ardhshme, duke thënë se “do t’i duhet pak kohë” për t’u rikuperuar.
Armando Broja ka përfunduar transferimin te Everton nga Çelsi, por do të duhet të presë disa javë për të rikuperuar nga dëmtimi i pësuar gjatë stërvitjes me ekipin e mëparshëm.
Kjo mund të ndikojë gjithashtu në përfshirjen e Brojës në ndeshjet e Kombëtares për muajin tetor.