Donald Trump ka përjashtuar mundësinë e një tjetër debati presidencial me Kamala Harris para zgjedhjeve të nëntorit, duke theksuar se ajo duhet të përqendrohet në rolin e saj si zv.presidente.
Në një deklaratë të fundit, Trump tha se Harris duhet të përmbushë detyrat e saj në Zyrën e Zëvendës Presidentit dhe të mos merret me debate të mëtejshme.
Pas debatit të fundit të mbajtur në ABC News, sondazhet tregojnë një garë të ngushtë mes dy kandidatëve, me Harris që ka bërë një performancë të fortë. Në atë debat, Harris e kritikoi ashpër Trumpin, duke e detyruar atë të mbrohet.
Sondazhet e fundit sugjerojnë se gara për presidencë është jashtëzakonisht e ngushtë, me vetëm dy muaj mbetur deri në zgjedhje.