Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të zhvillojë takim me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor më 19 shtator. Zëdhënësi i KE-së, Eric Mamer u shpreh se takimi i së enjtes do të mbahet në Bruksel.
Liderët e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë janë të ftuar në takimin e von der Leyenit, por emrat se kush do ta përfaqësojë secilin shtet ende s’janë bërë të ditura.
Më 27 qershor të këtij viti, Këshilli Evropian emëroi von der Leyenin për mandatin e dytë si presidente e Komisionit Evropian.