Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për autorin e vrasjes së dyfishtë në Kurjan të Rroskovecit, si dhe të tre bashkëpunëtorëve të tij.
Altin Kukaj 49 vjeç si dhe dy djemtë e tij Ervis Kukaj 21 vjeç dhe Emauris Kukaj 18 vjeç të tre banues në Fier, dhe Tomor Zyka dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë me armë zjarri automatik për motive të dobëta 46-vjeçarin Lavdrim Kurtaj dhe 52-vjeçarin Gramoz Kurtaj.
Procedohet penalisht edhe babai i Altin Kukës, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në Kurjan të Rroskovecit ku ata kanë vrarë dy viktimat për motive të dobëta.