Në prag të ndeshjes me Mançester Sitin, Interi është gati që të bëjë rrotacion për duelin e ditës së nesërme me Monzën.
Trajneri Inzagi e ka luksin që të lërë në stol disa prej yjeve të skuadrës dhe ekuilibrat do t’i ketë sërish të paprekur për shkak të cilësisë që ka në stol.
Kjo do të thotë që në mbrojtje pritet të luajnë nga minuta e parë De Vraj me Karlos Auguston dhe Pavarin në qendër për të lënë pushim Bastonin dhe Açerbin, edhe pse ky i fundit mund ta fitojë në fund fanellën e titullarit.
ASLLANI- Sipas “Sportmediaset” Kristjan Asllani mund të jetë në fushën e lojës nga minuta e parë e ndeshjes. Pas 2 sfidave me Kombëtaren shqiptare si titullar mund të vazhdojë të marrë minuta edhe me zikaltrit. Duket pak e vështirë që Çalhanoglu të ulet në stol sepse i duhen minuta përpara ndeshjeve vendimtare, por mbetet për t’u parë.
Zielinski gjithashtu mund të fitojë duelin me Mkitarianin dhe Barela së bashku me Fratezin do të luftojnë me njëri-tjetrin. E sigurt është që Lautaro do të pushojë për t’i lënë vendin nga minuta e parë dyshes Taremi-Turam, të cilët kanë luajtur edhe ndeshjet e mëparshme. Zikaltrit i kanë lojtarët në dispozicion dhe të rikuperuar./ PANORAMASPORT.AL