-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi rrëzoi vendimin për mandatin e Xhaçkës/ Blushi: Shkelje e dhunshme e Kushtetutës nga Rama

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në një deklaratë ka folur në lidhje me vendimin e gjykatës për mandatin e Olta Xhaçkës.

Blushi shprehet se ky vendim i Kuvendit për të hedhur poshtë mandatin e Olta Xhaçkës është konfirmimi i asgjësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të vetë Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, si dhe është prova e asgjësimit të Kuvendit dhe shtetit të së drejtës.

“Shkelja e dhunshme e Kushtetutës nga Edi Rama dhe deputetët bedelë të “Rilindjes” për të mbrojtur me çdo kusht interesat korruptive dhe mafioze të Olta Xhaçkës që prevaluan mbi autoritetin e Gjykatës Kushtetuese është konfirmimi se në Shqipëri mafia e ka tashmë shtetin e vet, përfshi edhe drejtësinë e kapur për fyti që po i garanton pandëshkueshmërinë, imunitetin politik dhe goditjen e kundërshtarëve politikë sipas agjendës dhe interesave elektorale të Kryeministrit”, tha Blushi.

Ai shtoi se mbyllja e syve para provave ulëritëse të korrupsionit skozfrenik dhe inkriminimit në nivele të larta, me të vetmin qëllim që të mos ndëshkohet Edi Rama dhe Erion Veliaj, të cilët i kanë kthyer zyrat e shtetit në strofulla të krimit të organizuar, të mafias ndërkombëtare.

Gjithashtu Blushi tha se këto provave provojnë se SPAK është një organizatë kriminale në duart e Edi Ramës dhe mafias ndërkombëtare, që kërkon të shuajë sovranitetin e popullit shqiptar dhe të Republikës së Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit