Ish-banorja e Big Brother VIP Albania Ilnisa Agolli ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në rrjet se partneri i saj, Meriton Mjekiqi pësoi një aksident dhe është në gjendje të rëndë për jetën.
Ilnisa thotë që lajmi është i pavërtetë, dhe se u kishte shkaktuar shqetësime të konsiderueshme.
“Kohët e fundit, një lajm i pavërtetë është përhapur në disa media, duke shkaktuar shqetësime të konsiderueshme. Ky veprim jo vetëm që është në kundërshtim me parimet e etikës së gazetarisë dhe kërkesat për objektivitet, por edhe shkel ligjet në fuqi, të cilat synojnë mbrojtjen e qytetarëve nga dezinformatat”, shprehet Ilnisa.
Ajo i kërkon institucioneve të pavarura të medias të respektojnë standardet e informimit të drejtë dhe të sigurojnë që lajmet e publikuara të jenë të sakta dhe të verifikuara.