-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama njofton vendimin e ri për shezlonet

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka nisin sezonin e ri në podcastin e të shtunës ku foli për industrinë e turizmit. Ai njoftoi se viti i ardhshëm i sezonit turistik vjetor do të funksionojë përmes rregullave të tjera përsa i përket hapësirave publike e vendosjes së shezloneve. Ai theksoi se leja për shezlonet nuk do të jepet për këdo, por do të marrin vetëm hotelet sipas kapaciteteve.

“Ata të shezloneve këtë vit e bënë me sukses kryerjen e misionit të tyre të ardhurit në majë të hundës të gjithë popullit, kështu që vitin tjetër ne do të ndryshojmë sistemin dhe nuk do të lejojmë më shezlone, përveç se për ata që kanë hotele.

Dhe jo vetëm përveç se ata që kanë hotele, nuk mund të jepen leje plazhesh për të ardhur një individ dhe për të thënë dua këtë plazhin këtu e do vë një beach bar e do vë shezlone.

Mund të vësh një beach bar por nuk ke për të vënë shezlone. Mund të kesh një restorant por nuk ke për të vënë shezlone. Plazhi duhet shijuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe shijimi i plazhit mes atyre krevatëve të ngjitur me njëri-tjetrin është i pamundur.

Nuk mund të kesh hotel me 40 dhoma edhe të kesh 200 shezlone e të marrësh popuj aty e t’i detyrosh të paguajnë. Jo! Ti do vësh shezlone për aq sa ke kapacitetin, jo 1 për dhomë dhe do lësh distanca të tjera”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit