Rey Manaj nuk ka mundur t’i gëzohet siç duhet golit të tij të parë në këtë sezon në kampionatin turk pasi u detyrua të lërë fushën e lojës për shkak të dëmtimit.
Ai bëri me shenjë nga stoli se kërkonte zëvendësim pasi ndjente dhimbje në pjesën e mbrapme të kofshës së djathtë.
Pasi la fushën e lojës para fundit të pjesës së parë, ai iu nënshtrua menjëherë analizave të hollësishme nga stafi mjekësor.
Sipas “BeIN Sport”, Manaj ka pësuar një këputje në muskujt e mbrapme të kofshës.