Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se kundërsulmi i Rusisë në rajonin e saj jugperëndimor të Kurskut ka bërë pak përparime.
“Ata donin të depërtonin atje shpejt. Ne nuk kemi parë ndonjë sukses serioz deri më tani”, tha Zelensky në Kiev.
Zelensky tha se Moska synon të vendosë deri në 70 000 ushtarë në rajon, i cili u sulmua nga Ukraina muajin e kaluar në një ofensivë të befasishme.
Rreth 40 000 trupa ruse janë tashmë në zonë. ”Ushtria jonë po qëndron heroikisht”, tha Zelensky.
Zelensky tha se ishte i kënaqur me rezultatet e operacionit të deritanishëm.
”Armiku është ndalur në rajonin e Kharkiv dhe avancimi i tyre në rajonin e Donetskut është ngadalësuar”, tha ai duke argumentuar se Rusia ishte detyruar të largonte trupat nga ofensivat e saj në Ukrainën veriore dhe lindore për të mbrojtur territorin e saj në Kursk.