Një aksident ka ndodhur në lagjen “5 Shkurti” të Ballshit rreth orës 12:20, ku një automjet doli nga rruga dhe përfundoi në përroin e Ballshit Fshat.
Policia dhe urgjenca mbërritën në vendngjarje, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur viktima dhe të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Shkaku i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.
Grupi hetimor është në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat.