Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Durrës, gjatë një tentative për të vjedhur një banesë në lagjen nr. 7.
I identifikuar si A.Sh., ai kishte sulmuar fizikisht pronarin e shtëpisë, F.A. Policia ndërhyri në kohë, parandaloi vjedhjen dhe e ndaloi atë.
Hetimet tregojnë se A.Sh. mund të jetë gjithashtu i dyshuar për një vjedhje të mëparshme në lagjen nr. 14, ku ishin vjedhur dy aparate celular dhe një sasi parash.
Materialet janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.