Agron Tufa, 52 vjeç, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri pas një kërkese ndërkombëtare për kapjen e tij.
Tufa, i dënuar me 30 vjet burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, u arrestua në Bari në janar 2024 gjatë operacionit “Informacioni”.
Ai ishte shpallur në kërkim për vrasjen e shtetasit K. H., të kryer në Nikël të Krujës në vitin 2021, së bashku me një tjetër të dyshuar, dhe për djegien e trupit të viktimës.