Mëngjesin e sotëm në zonën e Malësisë së Madhe u arrestua Lul Rakaj pas një operacioni të forcave speciale RENEA dhe policisë së Shkodrës. Rakaj plagosi dy persona dhe u kap në afërsi të ballkonit panoramik të Tamarës, një pikë turistike e njohur në Malësisë së Madhe.
Gjatë arrestim Rakaj tentoi të çante rrethimin e parë të policisë, por u ndalua nga forcat e RENEA-s. Rakaj ndodhej në makinën e tij së bashku me gruan dhe arma e zjarrit nuk u gjet.
Arrestimi i tij shkaktoi frikë te 20 turistë të huaj që ndodheshin në ballkonin panoramik të Tamarës me motorët e tyre.
Ndërkohë dy personat e plagosur, Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj, janë ende nën kujdesin intensiv të mjekëve. Ndërsa policia po vazhdon hetimet për të gjetur armën e përdorur dhe për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Lul Rakaj arrestohet pas plagosjes me armë zjarri në Malësi të Madhe