Kryeministri Edi Rama ka ndarë imazhe nga kantieri i ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar në Tiranë, projekt i arkitektit të njohur ndërkombëtar, Bjarke Ingels.
Rama theksoi se projekti, që ka hyrë në një fazë të avancuar, do të sjellë një hapësirë moderne për artin dhe do të pasurojë arkitekturën bashkëkohore të qytetit.
Teatri do të përmbajë një sallë auditori prej 750 metrash katror, dy salla Black Box, dhe hapësira të dedikuara për artistët, duke ofruar lehtësira të plota për shfaqje dhe aktivitete artistike.