Atalanta merr 3 pikë në shtëpi, pas fitores 3-2 ndaj Fiorentinës. Nga dëmtimi u rikthye Berat Gjimshiti, i cili u aktivizua titullar.
Në Bergamo ishin mysafirët që realizuan me argjentinasin Martinez Quarta, por gëzimi zgjati pak, pasi Retegui vendosi ekuilibrat.
Kean ndëshkoi portën e vendasve, ndërsa De Ketelaere dhe Lookman kaluan për herë të parë në avantazh në këtë ndeshje Atalantën.