Mëngjesin e sotëm, në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë mbikalimit të fshatit Zhamë, ndodhi një aksident ku një automjet Volkswagen i marrë me qira nga dy turistë polakë goditi nga pas një Renault.
Si pasojë e përplasjes, të dy turistët dhe drejtuesi i Renaultit u plagosën dhe u transportuan me urgjencë në spitalin e Lushnjës. Aktualisht, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe janë nën kujdesin e mjekëve.
Hetimet paraprake sugjerojnë se shkak i aksidentit ishte shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë. Po ashtu, dy aksidente të tjera ndodhi në hyrjen jugore të Lushnjes dhe në unazën e re të qytetit, ku vetëm dëme materiale u shkaktuan.