Ministri Igli Hasani u takua me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Abbott, për të diskutuar avancimin e partneritetit mes dy vendeve.
Ata u fokusuan në përmirësimin e bashkëpunimit në sektorët e mbrojtjes, sigurisë kibernetike, energjisë dhe infrastrukturës, si dhe në rritjen e investimeve britanike në Shqipëri.