-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konjufca: Po të mos ishte Vetëvendosje, veriu do të përfundonte në negociata

Kryesoret

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca deklaroi se po të mos ishte Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, veriu i Kosovës do të përfundonte në negociata, sidomos pas dorëheqjeve të serbëve nga institucionet kosovare.

“Juve ju kujtohet, ishte një bojkotim i orkestruar prej anës së policëve, kryetarëve të komunave edhe Kosova ishte para dy opsione.

Unë jam i sigurt që po të kishte qenë opsioni i vjetër politik në Kosovë, do të kishim përfunduar në negociata, por kjo nuk ka qenë opsioni jonë, opsioni jonë është kushtetutshmëria me çdo kusht, qoftë edhe përmes përdorimit të organeve të sundimit të ligjit për të vendosur atje rendin dhe ligjin.

Kosova do të përfundonte shumë keq nëse pas dhunës, pas kushtëzimeve dhe pas imponimeve, veriu i Kosovës do të përfundonte në negociata. Kjo nuk ka qenë opsion për Lëvizjen Vetëvendosje dhe për qeverisjen e Kosovës”, ka thënë Konjufca.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit