Në orët e para të mëngjesit të së dielës policia rrugore i ka sekuestruar makinën “Audi Q8”, personazhit të njohur të rrjeteve sociale, Kozak Bruçit.
Ai po drejtonte makinën në gjendje të dehur në orën 3 të mëngjesit dhe ishte live live në Tik Tok. Gjithashtu Kozaku po lëvizte me shpejtësi të lartë në zona të banuara, duke shkelur edhe semaforët.
Ndërsa vitin e kaluar makina e tij luksoze u dogj dhe ai e tregoi vet personalisht përmes postimit në rrjete sociale.