-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia paralajmëron për rrezikun e vjedhjes së Facebook-ut përmes WhatsApp-it

Kryesoret

Policia ka lëshuar një alarm për përdoruesit e Facebook-ut, duke theksuar një metodë të re të vjedhjes së llogarive që përfshin përdorimin e WhatsApp-it. Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë ka identifikuar mesazhe mashtruese që dërgohen në emër të kompanisë Meta Platforms. Këto mesazhe pretendon të jenë nga Facebook dhe kërkojnë verifikimin e llogarive ose ndryshe ato do të mbyllen.

Mesazhet mashtruese, që duken si mesazhe të zakonshme nga Facebook-u, udhëzojnë përdoruesit të klikojnë në lidhje të rreme që synojnë të marrin kontrollin e llogarive të tyre. Policia këshillon që të mos kryeni asnjë veprim në lidhje me këto mesazhe dhe të kontaktoni menjëherë nëse dyshoni se mund të jeni prekur.

Nëse merrni një mesazh të tillë, raportoni menjëherë në zyrat e policisë dhe mos klikoni në lidhjet e përfshira, që shpesh dërgohen nga numra të huaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit