Drejtoresha për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, Colleen Hyland në konferencën Ekonomike për Ballkanin Perëndimor në Tiranë deklaroi se problemi i korrupsionit në Shqipëri duhet të mbahet nën kontroll dhe të tejkalohet me ndihmën e SPAK-ut.
“Korrupsioni është një çështje e madhe jo vetëm në Shqipëri apo Ballkan. Ky problem duhet tejkaluar me ndihmën e SPAK. Nëse vendi mund korrupsionin do të integrohej në Bashkimin Europian dhe do të thithte investime. Duhet të mbani në kontroll korrupsionin dhe ndryshmet ligjore që bëni duhet të jenë përputhje me BE. Në si SHBA do ju mbështesim”, tha zyrtarja e DASH.
“Kur të kalohen këto dhe të mendosh për begatinë dhe stabilitetin dhe qëllimet afatgjatë të rajonit për të qenë pjesë e një demokracia të madhe, projekteve siç është Bashkimi Evropian, kjo duhet të jetë motivuese. Nuk mendoj se ka gjë më motivuese sesa sipërmarrësit dhe personat e biznesit që duan të investojnë në këtë rajon dhe duan të mbeten këtu me vende të mira pune” tha ajo.