Disa ditë më parë Meriton Mjekiqi u aludua se ka bërë aksident në makinë. Këtë lajm e konfirmoi gazetari Melaim Zeka, i cili tha se ka qenë në një makinë me të dhe janë mirë.
Mirëpo Meritoni reagoi në rrjetin e tij social dhe tha se nuk është e vërtetë që ka bërë aksident dhe po merret me një projekt televiziv.
Ditën e djeshme i ftuar në një emision Melaim Zeka u shpreh se “Isha në kontakt me Meritonin, para se ta vërtetoja nga Meritoni se lajmi ishte totalisht gënjeshtër, thashë atëherë po bëj dhe unë një gënjeshtër”.
Ai tha se mediat duhet të verifikojnë lajmin përpara se ta ndajnë për një publik më të gjerë.