Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo me anë të një deklaratë për mediat ka folur rreth Barometrit të Ballkanit 2024, ku papunësia në Shqipëri është më e larta në rajon.
Garo u shpreh se Barometri i Ballkanit 2024 i ka dhënë një tjetër goditje gënjeshtrave me përqendrim të lartë të qeverisë. Ajo tha se nga anketa, ku ishin pyetur 1000 persona, 20% e tyre ishin të papunë dhe mesatarja e papunësisë ishte 11%.
“Nivel më të ulët të papunësisë ka Kosova me 4%, ndjekur nga Serbia me 7%, Mali i me Zi 9%, Maqedonia e Veriut me 13% dhe Bosnja 11%.
Në 1000 persona të pyetur në vendin tonë, 39% e tyre ishin të punësuar me pagë, Kosova kishte nivelin më të lartë të të punësuarve me pagë me 65% të të pyeturve, Serbia me 54%, Bosnja me 52, Maqedonia e Veriut me 48% dhe Mali i Zi me 52%.”, deklaroi Garo.
Më pas ajo nënvizoi se nën qeverinë Rama, asnjë kompani e huaj e madhe nuk ka zgjedhur Shqipërinë për të bërë biznes.