-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Ju po e shpëtoni, po hidhni në erë Kushtetuesen’! Debat për Xhaçkën

Kryesoret

Konferenca e Kryetarëve është përfshirë nga debati në mbledhjen e sotme. Shkak është bërë mandati i Olta Xhaçkës. Kryetari i grupit të PS-së, Niko Peleshi tha se i janë adresuar Komisionit të Venecias për të shuar dyshimet, por Bardhi theksoi se kjo lëvizje po bëhet për të shpëtuar socialisten.

“Natyrisht që kemi zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e çuar mandatin në seancë. Kemi përmbushur të gjithë detyrimin; nuk bëhet fjalë vetëm për mandatin e një deputeti, por është i nevojshëm një qartësim për të gjitha rastet që mund të ndodhin në të ardhmen. Ne besojmë se një opinion nga Komisioni i Venecias do të na vlejë të gjithëve, sidomos në një situatë konflikti mes dy të drejtave: diskrecionit të deputetëve për të shprehur vullnetin e lirë në seancë dhe detyrimit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo qartësi do të na vlejë neve, dhe gjithashtu do t’ju vlejë edhe juve” tha Peleshi.

“Ju jeni kryetarja e dyte qe keni vendosur te hidhni ne ere Gjykatën Kushtetuese, duke minuar ne këtë mënyre edhe bashkëjetesën me opozitën. Ne i jemi referuar kushtetues dhe drejtësisë për çështjen e mandatit te Olta Xhaçkës. Ju na e keni mohuar këtë te drejtë dhe keni grisur vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Venecia është organ këshillimor dhe ju e dini shume mire se ai nuk ka efekt detyrimor. Kjo sjellje e juaj rrëzon gjithë propagandën tuaj se gjasme jeni konstruktiv dhe jeni të hapur. Kjo është propagande pasi veprimet e juaja po na pamundesojne detyrën. Nuk ka ndodhur kurrë që kuvendi të mos zbatoj një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata ju kërkoj që ta miratonit me shpejtësi pasi nuk ka kohë në dispozicion iu përgjigj Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit