-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koktej molotovi në një shtëpi në veri të Mitrovicës, Krasniqi: Nxitje nga Vuçiç

Kryesoret

Një shtëpi u dogj në orët e para të së martës në lagjen Kodra e Minatorëve në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe, bëri të ditur ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se zjarri është fikur dhe se përveç dëmeve materiale, nuk ka njerëz të lënduar.

Krasniqi tha se shtëpia ishte ndërtuar nga Qeveria e Kosovës, për të mbështetur kthimin e banorëve në këtë lagje multietnike.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi edhe policinë e Kosovës në lidhje me këtë rast dhe është në pritje të përgjigjes.

Krasniqi akuzoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për, siç tha, nxitje të mosdurimit etnik.

Sipas tij, Vuçiç “ka mbetur i mbyllur në propagandën e tij” dhe “ka humbur kontrollin e strukturave paralele në pjesën veriore”.

Atje, prej vitesh, kanë funksionuar struktura paralele të Serbisë.

Në fund të muajit të kaluar, autoritetet e Kosovës i kanë mbyllur disa prej tyre, me arsyetimin se kanë vepruar jashtë ligjeve të Kosovës.

Ky veprim është dënuar nga Beogradi zyrtar, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila e ka cilësuar si të njëanshëm dhe të pakoordinuar.

Ajo kërkon nga Kosova që të gjitha çështjet që lidhen me situatën në veri, t’i trajtojë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Qeveria e Kosovës thotë se veprimet e saj kanë për qëllim shtrirjen e rendit dhe ligjit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit