-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komandohet kryetarja e bashkisë Tropojë/ PD: Uzurpim

Kryesoret

Partia Demokratike ka reaguar duke kundërshtuar komandimin e Zyra Islamajt në krye të bashkisë Tropojë pasi Rexh Byberi ndodhet në “arrest shtëpie”.

Deklarata e zëdhënëses për antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli:

Kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi i denoncuar nga Partia Demokratike, dhe nga emisioni investigativ ‘Piranjat’, për një seri shkeljesh me procedurat e prokurimit dhe jo vetëm, sot ndodhet nën masën e sigurisë’arrest shtëpie’.

Byberi akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’ në bashkëpunim, për projekt idenë e ndërtimit të rrugës ‘Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules’, duke sjellë një dëm prej 2.7 milionë euro.

Edhe pse nën masë sigurie, ai vijon pa u shqetësuar me shkeljet e ligjit.

Pasi ju komunikua masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’, Z. Byberi duke uzurpuar kompetencat e Këshillit Bashkiak si i vetmi organ i cili kryen komandimet në detyrë në rast vakance të kryetarit, z. Byberi komandoi në detyrën e kryetarit të Bashkisë Tropojë, zëvendëskryetaren, znj. Zyra Islamja.

Qytetarët denoncojnë gjithashtu, se pas vendosjes së masës së sigurisë, Rexh Byberi ka kthyer një bar-kafe në zyrë ku firmos e plotëson shkresa e dokumente.

Partia Demokratike apelon në mënyrë urgjente respektimin e ligjit i cili duhet të jetë i barabartë për të gjithë, prandaj kërkohet menjëherë:

1.Shfuqizimi i urdhërit të brendshëm të kryetarit nën arrest nr. 292, datë 09.09.2024.

  1. Emërimi me shumicë votash nga këshilltarët bashkiakë të njërit prej nënkryetarëve që të kryejë detyrat e kryetarit;
  2. Organet ligjzbatuese të monitorojnë nga afër respektimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpiak’ nga ky person.

Rexhë Byberi brenda, komandohet kryetarja e re e bashkisë Tropojë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit