-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konkursi ndërkombëtar/ Veliaj: Çdo investim i ri prodhon ekonomi

Kryesoret

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj mori pjesë në konkursin ndërkombëtar për ndërtimin e godinave të reja për administratën. Veliaj u shpreh se Tirana është sot hapësira ku jetojnë 40% e popullsisë së Shqipërisë dhe një hapësirë që prodhon 50% të ekonomisë.

Ai tha se projektet që ka bërë bashkia e Tiranës që kanë të bëjnë më urbanistikën kanë prodhuar ekonominë për vendin.

“Sot kemi stadiumin kombëtar, Pazarin e Ri, territore që kanë qenë territore të shkreta, por që kanë prodhuar ekonomi, përtej vetëm funksionit bazë të atij projekti. Ndërkohë, një fushatë e mbjelljes së pemëve dhe kujdesit ndaj mjedisit, që ka filluar që në vitet 2000 dhe ajo skuadër që drejtonte Bashkinë e Tiranës u shpërblye para pak javësh, kur Agjencia Evropiane e Mjedisit e cilësoi Tiranën një nga 10 kryeqytetet më të gjelbra”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se një shkollë, një ndërtesë që ka firmën e një kompanie prestigjose ndikon në të gjithë ekosistemin e pronave dhe të imobiliarëve.

“Mund të kemi shumë nostalgji për ndërtesa të vjetra edhe mund të kenë lidhur shumë fate njerëzish ato histori dhe ato ndërtesa dhe ato hapësira, megjithatë koha, ndonjëherë fatkeqësia si tërmeti, kërkon që të reflektosh mbi to dhe të sjellësh një realitet të ri. Pra këtu nuk bëhet fjalë për të harruar historinë ose për të mohuar kontributet, këtu bëhet fjalë për të prodhuar një realitet të ri në Tiranën tonë”, përfundoi Veliaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit