Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka shprehur shqetësime mbi pasojat e një dështimi të mundshëm të Ukrainës, duke theksuar se Moldavia mund të jetë vendi i radhës përballë agresionit rus.
Në një konferencë në Kishinau, Baerbock theksoi: “Gjithçka që bëjmë për të mbështetur Ukrainën do të thotë gjithashtu nxitje e stabilizimit në lidhje me Moldavinë.”
Gjatë vizitës së saj në Moldavi, Baerbock theksoi rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për këtë vend, ndërsa presidentja moldave Maia Sandu kërkoi përkrahje të shtuar nga partnerët për të përballuar sfidat ekonomike dhe pasigurinë që shkakton lufta në Ukrainë.