Para se të uleshin në tryezën e bisedimeve, presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij kinez Xi Jinping zhvilluan një shëtitje simbolike rreth dhjetë minutëshe në kopshtet e kompleksit Zhongnanhai.
Ky moment i qetë dhe miqësor shërbeu për të krijuar një atmosferë bashkëpunimi dhe për të diskutuar joformal çështje të ndryshme, përpara nisjes së negociatave zyrtare.
“Këto janë trëndafilat më të bukur që kam parë ndonjëherë. Vizita ime në Kinë është e pabesueshme dhe prej saj dolën shumë gjëra të mira. Ne arritëm marrëveshje fantastike tregtare për të dy vendet dhe zgjidhëm probleme që të tjerët nuk do të mund t’i zgjidhnin. Marrëdhënia jonë me Xi është shumë e fortë, dhe kemi rënë dakord që Teherani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore, ndërsa Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet e hapur. Duam që e gjithë kjo të marrë fund, sepse situata atje është e çmendur.”









