Nga tajfuni Yagi në Mianmar humbën jetën më shumë se 200 persona. Në fillim të shtatorit stuhia përfshiu Vietnamin verior, Laosin, Tajlandën dhe Mianmarin dhe humbën jetën më shumë se 500 njerëz në të gjithë rajonin.
Ajo shkaktoi përmbytje të rënda dhe rrëshqitje dheu në Mianmar, duke lënë së paku 226 persona të vdekur.
Gjithashtu OKB-ja tha se më shumë se gjysëm milioni njerëz kanë nevojë urgjente për ushqime, si i dhe për ujë të pijshëm, strehim dhe rroba.
OKB-ja tha se përmbytjet janë ndër më të këqijat në historinë e vonë të Mianmarit.