Një alarm është dhënë në Paris pas shpërthimeve të fuqishme në një pallat të lartë në lagjen 13.
Shpërthimet, që rezultuan nga bombolat e gazit në çatinë e një pallati gjashtëkatësh, shkaktuan dëme materiale, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Forcat e zjarrfikësve janë në vendngjarje për të menaxhuar situatën, ndërsa për arsye sigurie janë pezulluar përkohësisht shërbimet e tramvajit dhe metrosë në zonën e Port d’Ivry.