Një i ri shqiptar, i identifikuar si 23-vjeçari që ka lidhje me grupe huliganësh të futbollit, është ndaluar nga policia greke në Athinë.
Ai u kap me një pistoletë CZ, e cila ishte e ngarkuar dhe kishte 45 fishekë shtesë në posedim, si dhe 22 gramë marijuanë.
Ky i ri është i njohur për aktivitetet e tij në stadiumet e futbollit dhe kishte qenë i përfshirë në incidente të dhunshme, përfshirë ngjarjet e finales së Kupës së Greqisë në vitin 2021.
Po ashtu, ai kishte qenë i arrestuar për lidhje me vrasjen e tifozit të AEK-ut, Michalis Katsouris, në gusht të vitit 2023, por ishte liruar për mungesë provash.