-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK i merr telefonat policisë, avokat Llangozi: Po lobon nëntoka, ky zgjidhet drejtori i ri

Kryesoret

Ditën e sotme në media u raportua se ish-drejtorit të policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, drejtorit aktual të policisë së Elbasanit Ilir Proda, por edhe disa hetuesve të BKH-së dhe policisë u janë sekuestruar telefonat mbi dyshimet se mund të kenë dekonspiruar operacionin për arrestimin e vëllezërve Çopja, që u shpëtuan prangave në 31 korrik. Avokati Arben Llangozi në një intervistë për “5Pyetjet.al” kërkon jo vetëm sekuestro telefonash por masa sigurie.

Unë shoh që gjithmonë SPAK fillon të sekuestrojë dhe të mbledhë prova pasi një person ka ikur nga puna, një ish-drejtor që i sekuestrohet telefoni sepse kur ka qenë në detyrë nuk bërë i mundur sekuestrimi i telefonit. Kjo do të thotë ose SPAK-u ka frikë nga policia ose janë partnerë në veprimet që bëhen.

Nëse do i referohemi për nxjerrje sekreti, SPAK i drejton shkresë policisë, forcave operacionale që duhet të marrin pjesë në arrestimin e këtyre shtetasve. Është i dyti drejtor i policisë së Elbasanit që vihen në dijeni për këtë fakt, por operacioni drejtohet nga oficerët e BKH-së por edhe drejtoria e përgjithshme e policisë. Dumani e tha se kemi shumë punonjës nën hetim por ne nuk kemi parë asgjë pas 5 apo 6 muajsh.

Nuk mund të jesh drejtor policie kur je i implikuar me grupe kriminale. Grupet kriminale kanë, grupi i Bajrave kishte arritur deri në atë pikë sa kërkonin shtet ligjor dhe thonin se nuk do ta linin policinë e shtetit në dorë të krimit. Kjo është e rëndë. Nëse ka indicie dhe prova që zoti Rrumbullaku është implikuar duhet patjetër që të merren masa më ekstreme dhe jo sekuestrimi i një telefoni.

Nëse ka dyshim të arsyeshëm duhet të kishte një masë arresti apo një masë minimale. Por në rastin aktual nuk jemi përpara këtij fakti. Unë dyshoj se SPAK e ka sekuestruar këtë telefon për të marrë vesh biseda të ndryshme që ka bërë Rrumbullaku” tha ai.

Një ditë përpara mbylljes së afatit për dorëzimin e kandidaturave për drejtor të përgjithshëm të policisë së shtetit, 11 janë emrat deri tani, por kush do të zgjidhet? Avokat Llangozi është i sigurt se krimi po lobon. Ai tregon edhe fituesin.

Unë mendoj se do të jetë Skënder Hitaj. Unë garën e kam deklaruar edhe më parë, se krimi i organizuar është duke lobuar në disa emra. Tre janë emrat më të implikuar. Ilir Proda mund të zgjidhet, është Neritan Nallbati i dyti dhe Skënder Hitaj i treti.

Por mesa kam marrë vesh, Hitaj është më i fuqishëm se dy të tjerët, sepse pozicioni i tij, ka qenë drejtues në Durrës dhe nuk diskutohet që mafia në këtë qytet është më e forta dhe është ky personi që unë dyshoj se do të jetë drejtori i ri, nëse nuk do të zgjidhet do të thotë se është i pastër dhe i pandikuar nga mafia. Në zgjedhje do të ketë ndikim nga grupet kriminale” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit