-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Teliti: Kriza e plehrave vazhdon, ndonëse paguajmë 60 mijë euro çdo ditë

Kryesoret

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorjan Teliti me anë të një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me problemin e plehrave në Tiranë.

Teliti ka publikuar denoncimin e qytetarit dhe pamjet e plehrave të hedhura poshtë koshave të mbeturinave tek Komuna e Parisit.

Ai shprehet se kriza e plehrave vazhdon edhe pse paguajmë 60 mijë euro çdo ditë.

“Kjo është Tirana 2024 e Veliaj dhe kompanisë EcoTirana, qyteti me cilësinë më të ulët të jetesës në rajon e më gjerë. 20 milionë euro në vit, apo 60 mijë euro në ditë merr EcoTirana nga taksat e tarifat që të gjithë ne paguajmë, por koshat e plehrave po njësoj nuk zbrasen”, shkruan Teliti.

Ai thotë që prindërit dhe fëmijët shpeshherë detyrohen të ecin edhe në rrugën e makinave pasi trotuaret janë bllokuar nga mbeturinat e pambledhura.

“Papastërtia dhe plehrat në Tiranë prej disa javësh burim infeksionesh e sëmundjesh. Reagoni qytetarë, piramida e abuzimit dhe korrupsionit duhet shkërmoqur një orë e më parë”, shprehet Teliti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit