Autoritetet greke janë në alarm për zhdukjen e 25-vjeçarit Kristian Tozaj nga Paleo Faliro, Athinë. Tozaj, me origjinë shqiptare, humbi gjurmët më 5 Shtator 2024.
Organizata “Buzëqeshja e Fëmijës” e njoftoi publikun më 16 Shtator 2024, duke publikuar informacionet për të ndihmuar në gjetjen e tij, në përputhje me kërkesën e familjes për të adresuar çdo kërcënim potencial për jetën e tij.
Tozaj është 1,80 cm i gjatë, i hollë, ka flokë dhe sy kafe. Nuk dihet se çfarë kishte veshur në ditën e zhdukjes.
Kushdo që ka informacion është i lutur të kontaktojë “Buzëqeshja e Fëmijës” në Linjën Kombëtare për të Rriturit e Humbur – 1017, ose në Drejtoritë e Policisë. Po ashtu, informacionet mund të dërgohen përmes aplikacionit Missing Alert.
Në të njëjtën kohë, autoritetet greke po kërkojnë një vajzë 23-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila jetonte në Harilaou të Selanikut.