Një fëmijë 7-vjeçar, nxënëse e klasës së parë, ka pësuar një aksident të rëndë sot në Shënkoll të Lezhës, kur u përplas nga një furgon.
E mitura po kthehej nga shkolla në momentin e ngjarjes dhe ka mbetur e plagosur rëndë. Ajo është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.