-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Borrell dënon sulmet në Liban, dëme të rënda për civilët

Kryesoret

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, i ka cilësuar shpërthimet në Liban si “jashtëzakonisht shqetësuese,” duke theksuar se ato kanë shkaktuar “dëmtime të rënda kolaterale, pa dallim midis civilëve.”

Pas serisë së shpërthimeve, Borrell telefonoi ministrin e jashtëm libanez, Abdallah Bou Habib, i cili e informoi për gjendjen alarmante në spitalet e vendit, ku mijëra njerëz janë plagosur dhe qindra ndodhen në gjendje kritike.

Borrell theksoi se edhe nëse sulmet kishin një qëllim, ato patën pasoja të rënda për civilët, duke përfshirë fëmijë ndër viktimat. Ai e cilësoi situatën si të rrezikshme për sigurinë dhe stabilitetin e Libanit, duke kërkuar që të gjitha palët të shmangin një luftë gjithëpërfshirëse që mund të ketë pasoja të rënda për rajonin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit