Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se sulmet e fundit në veri të Kosovës janë ashpërsuar ndjeshëm që nga viti 2023, dhe i ka krahasuar ato me veprimet agresive të Rusisë në Ukrainë.
Sveçla theksoi se këto sulme janë kryer nga grupe terroriste serbe, të cilat kanë bashkëpunuar ngushtë me strukturat paralele të Serbisë, duke marrë udhëzime nga presidenti Aleksandar Vuçiç dhe Milan Radoiçiq.
Ai u shpreh se, edhe pse një vit ka kaluar nga sulmi në Banjska, autorët dhe Radoiçiqi ndodhen ende të lirë.