Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Klevis Balliu apelon për bashkim të demokratëve.
Balliu thekson se është jetike bashkimi i çdo qelize opozitare për të shpëtuar vendin nga mafia në pushtet.
“Sot në takim organizativ me drejtuesit e Tiranës. Aksioni opozitar nuk do të ndalet në asnjë moment.
Sot më shumë se kurrë është jetike bashkimi i çdo qelize opozitare për të shpëtuar vendin nga mafia në pushtet”, theksoi Klevis Balliu.