-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haradinaj kritikon Kurtin: Politika e tij e ShowBiz-it fuqizoi Serbinë

Kryesoret

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për keqmenaxhim, duke thënë se politikat e tij kanë fuqizuar Serbinë dhe kanë dobësuar pozicionin e Kosovës para aleatëve ndërkombëtarë.

Sipas Haradinajt, Kurti ka vepruar pa koordinim me partnerët ndërkombëtarë, duke mos ndarë meritat për sukseset. Ai theksoi se kjo ka krijuar hapësirë për Serbinë të rrisë pretendimet e saj dhe të inkurajohet në veprime të paligjshme.

“Kryeministri i Kosovës nuk ka dashur të ndajë meritën me aleatët për sukses, ka pasur dëshirë të jetë i vetëm që kryen punë. Tani mund të shtojmë shumë dilema përse ka vepruar kështu. Unë i kam mësuar të miat me kohë, por ai nuk ka pranuar të punojë në një plan të përbashkët me Amerikën në veri, e që sot do të rezultonte me të gjitha këto çështje të kryera në veri me rend e ligj, por edhe një pranim ndërkombëtar të sukseseve të Kosovës në veri që do të rezultonte me anëtarësim në KE, kandidaturën për BE dhe anëtarësim në NATO.

 Kurti me politikën e vet të shou-biz, fotove e të sukseseve të ditës e fuqizoi Serbinë, e bëri si partner më serioz tek aleatët tanë dhe e dobësoi pozicionin e Kosovës deri në atë masë sa ne jemi të ndëshkuar. Nuk është çudi që Vuçiç, i cili është pasardhës i Millosheviçit, duke e parë dobësimin e Kosovës në planin ndërkombëtar inkurajohet të bëjë kërcënime e kërkesa,” deklaroi Haradinaj.

Haradinaj argumentoi se është e nevojshme që politika e jashtme të koordinohet ngushtësisht me SHBA-në për të forcuar pozitat e Kosovës në skenën ndërkombëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit