Pas shumë politikanësh ka reaguar drejtuesi politik i Partisë Demokratike Belind Këlliçi për humbjen nga jeta të ish deputetit Gerti Bogdani.
Këlliçi shprehet se kjo është një humbje e pazakonshme për familjen e Gertit por edhe për Partinë Demokratike.
“Jam sinqerisht pa fjalë…! Ikja e parakohshme e një djali si Gerti, është një humbje e pazëvendësueshme jo vetëm për familjen e tij biologjike, por edhe për PD, familjen e tij politike dhe krejt shoqërinë tonë! Gerti ishte një familjar, politikan dhe qytetar 24 karatësh!
Tirana sot humbi një djalë model! Qofsh i Parajsës Gert”, shkruan Këlliçi.